Flash News

KRYESORE

Mesi apo Ronaldo? Si përgjigjet Rivaldo se kush është futbollisti më i mirë në botë

Mesi apo Ronaldo? Si përgjigjet Rivaldo se kush është futbollisti

Ish-mesfushori i Barcelonës, Rivaldo thotë se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë. Braziliani nuk i kurseu vlerësimet as për rivalin e Mesit, Cristiano Ronaldon.

“Unë do të doja të luaja me Messin, do të ishte e mrekullueshme. Ai është më i miri në botë, ajo që bën e dallon nga të tjerët. Ronaldo? Ai është lojtari më i rrezikshëm te Reali. Është e vështirë ta ndalosh atë, si Messin, sepse të dy shënojnë shumë gola dhe kurrë nuk e dini se çfarë do të jetë gjëja tjetër që do të shpikin për të shënuar”, u shpreh Rivaldo.

Këtë fundjavë Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë përballë tyre në ndeshjen Real Madrid-Barcelona.

Të fundit