Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mesi pas tërheqjes së Pjetrit: SPAK dhe BKH do kenë shumë punë
Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Senida Mesi, ka paralajmëruar se do të jenë këshilltarët socialistë që do të vendosin se kush do të drejtojë qytetin deri në zgjedhjen e një kryetari tjetër.
“Këshilli është i konstituuar. I takon atyre se si dhe kush do të administrojë Shkodrën. Dhe deri në zgjedhjet e radhës në Shkodër këshilli duhet të vendosë kush do të bëjë administrimin e bashkisë”, është shprehur Mesi.
Siç është bërë traditë, Mesi me këtë rast u shpreh se Shqipëria po ecën para edhe për faktin se shumë shpejt do të krijohet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit/
“U uroj suksese, të gjithë këshilltarëve dhe në jetën e tyre politike të përfaqësojnë vlera më të larta qytetarët dhe në respekt të ligjit të përfaqësojnë banorët e Shkodrës. Në emër të PS garantoj opinion publik se do të dal dhe do të jetë mbi interesin politik dhe në zbatim të ligjit publik askush nuk është mbi ligjin. Shqipëria po ecën përpara. Së shpejti do të kemi SPAK dhe BKH që do të kenë shumë punë. Valdrini do të përgjigjet para ligjit si çdokush tjetër…”, shtoi ajo ndër të tjera.
Nuk dihet nëse Pjetri do të hetohet nga këto dy struktura të posaçme, për fshehje të dënimit në formularin e vetëdeklarimit.