Flash News

KRYESORE

“Mesi shqiptar” mban peng trajnerin Panuçi. I pavendosur për ftesën e kombëtares kuqezi

“Mesi shqiptar” mban peng trajnerin Panuçi. I pavendosur

Mesfushori i talentuar i Genkut në kampionatin belg, Edon Zhegova nuk ka vendosur ende nëse do t’a pranoj ftesën e Shqipërisë për miqësoren e 26 marsit kundër Norvegjisë, apo do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës.

Kjo i ka prishur planet trajnerit Panuçi, i cili ka dërguar ftesën 18-vjeçarit prej 3 muajsh, por ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete prej tij.

Nga ana tjetër, kjo çështje është kthyer në një “mollë sherri” mes FSHF dhe FFK. Drejtuesit e kësaj të fundit janë shprehur të pakënaqur me këtë levizje, duke u shprehur për mediat kosovare se kjo është një “vjedhje e hapur” që Shqipëria u bën talenteve nga Kosova.

Për këtë arsye, Fadil Vokrri ka vënë në dijeni edhe përfaqësuesit e lartë të FIFA-s, dukë ju kërkuar që të marrin një vendim në lidhje me rastin “Zhegova”. /L. C.

Të fundit