Flash News

KRYESORE

Mesila Doda mbështet Ramën: E kënaqur që po bëhen hapa drejt bashkimit kombëtar

Mesila Doda mbështet Ramën: E kënaqur që po bëhen hapa

Ditën e sotme kryeministri Rama priti në një vizitë zyrtare homologun e tij, kosovar Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi u firmosën një sërë marrëveshjesh bilaterale në disa fusha të ndryshme. Një nga marrëveshjet më interesante mes dy kryeministrave shqiptarë, ishte njësimi i Akademisë së Shkencave dhe mbrojtja e gjuhes shqipe nga kërcënimet e jashtme.

“Na duhet një Akademi shqiptare pa kufi, ku të gjitha mendjet e ndritura të kombit të jenë nën një çati për të gjitha vlerat shqiptare. Na takon ne si dy qeveri të dy shteteve shqiptare të konsiderojmë seriozisht kërcënimin që i bëhet gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, dhe domosdoshmërinë që ne t’i bëhemi mburojë kësaj arritje të jashtëzakonshme dhe të pakrahasueshme”, u shpreh Rama gjatë takimit me Haradinajn.

Por ky propozim i Ramës nuk është origjinali tij, pasi siç thotë Mesila Doda (ish-deputete e PDIU), kjo pikë është vjedhur nga programi i kësaj partie: “Nje tjeter pike e programit te PDIU qe po realizohet. Pershendesim vendimarrjen per krijimin e Akademise se Perbashket te Shkencave dhe verejme me kenaqesi qe me se fundi po realizohen hapa konkrete drejt bashkimit kombetar”

Të fundit