Flash News

KRYESORE

Mesila futet mes Arbiolës e Gridës: Shani ndonjë burrë më mirë...

Mesila futet mes Arbiolës e Gridës: Shani ndonjë burrë

Mesila Doda bën 'paqtuesen' mes Arbiola Halimit e Grida Dumës, të cilat 'u zunë pa u parë', nëpërmjet një shkrimi të deputetes demokrate, Halimi, e cila nuk do ta përtërijë mandatin në Kuvendin e ri të shtatorit. Me sa duket kjo ka qenë arsyeja e një shkrimi të saj, që mbyllej me një 'dedikim' për Grida Dumën e cila do t'i 'zërë vendin' në Kuvend.

"Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce’, shkruante në italisht Arbiola për Gridën.

Mesila Doda ndërhyn në këtë përplasje me një status duke u kërkuar të jenë dinjitoze e të mos zihen me njëra-tjetrën. Pa harruar edhe një thumb..."aq më shumë kur dikur keni qenë bashkë".

 Statusi i Mesila Dodës

Prej shume kohesh kane heshtur sherret e grave ne politike dhe kjo ka qene nje nga gjerat me te nira, nje kod i heshtur qe e kemi respektuar prej shume vitesh… aman mos na e ktheni ate kohe… mos u shani me njera-tjetren, aq me teper kur keni qeni bashke deri dje…

Silluni te pakten ne menyre dinjitoze edhe kur jeni te prekura, te fyera a te inatosura… Thjesht per nje lloj kulture te re komunikimi, permendni ndonje burre se ka me dhjetra qe e meritojne po njesoj e madje edhe me fort perçmimin tuaj.

Të fundit