Flash News

KRYESORE

Mësohet arsyeja e rikthimit të Kejvina Kthjellës në "Xing me Ermalin"

Mësohet arsyeja e rikthimit të Kejvina Kthjellës në
Një video e postuar nga Ermal Mamaqi në profilin e tij në Instagram, tregonte për rikthimin e Kejvinës por asnjë detaj më tepër nëse ky ishte një rikthim për të mbyllur finalen e emisionit të humorit apo lidhej me të ardhmen e ish-velinës në këtë emision. Por gjithçka është mësuar pasi rikthimi i Kejvinës është si e ftuar speciale në mbylljen e puntatës së fundit të këtij sezoni të "Xingut". Ky emision do të xhirohet jashtë skenës ku jemi mësuar ta ndjekim gjithmonë bukuroshen dhe pritet të rezervojë shumë surpriza, lojëra dhe të qeshura. Siç ka bërë të ditur dhe ‘Xing.al’, pjesë e kësaj puntate do të jenë dhe 6 vajza të tjera, të cilat do të ndahen në grupe për t’u përballur me njëra-tjetrën.

Të fundit