Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mësohet arsyeja pse Pippa Middleton nuk e donte Meghan Markle-n në dasmën e saj
Motra e Dukeshës së Kembrixhit, Pippa Middleton u martua në maj të 2017-ës. Meghan Markle mungoi në këtë dasmë dhe kjo ishte një nga tematikat më të diskutuara. Pati spekulime të tilla nga shtypi britanik se arsyeja pse Meghan nuk mori pjesë ishte se Pippa ishte xheloze dhe nuk donte që ajo t’i vidhte gjithë vëmendjen në ditën e saj të madhe.
Por si qëndron në fakt e vërteta? Libri i ri që trajton biografinë mbretërore “Finding Freedom” ka folur edhe mbi këtë temë, ashtu siç kanë filluar të publikohen shumë fakte të reja mbi jetën e Dukeshës së Sussex gjatë kohës që ishte në Britaninë e Madhe.
“Furia e mediave që ndoqi çdo veprim të tyre, i bëri ato të ngurronin disi nëse duhet ta shtonin Meghan-in në listën e të ftuarve në dasmën e Pippa Middleton, më 20 maj 2017. Si nusja ashtu edhe nëna e saj, Carole, shqetësoheshin se prania e aktores amerikane së bashku me Harry-n mund të linte në hije eventin kryesor", -kanë shkruar autorët e librit, Omid Scobie dhe Carolyn Durand.
Sidoqoftë, Meghan u ftua në dasmë, madje zgjodhi edhe një fustan dhe kapele nga Philip Treacy, por për shkak të “sulmeve” të tabloidëve dukesha vendosi të shkonte vetëm në pritjen private.
[caption id="attachment_406043" align="alignleft" width="789"] LONDON, ENGLAND - JULY 13: Catherine, Duchess of Cambridge, Meghan, Duchess of Sussex and Pippa Middleton in the Royal Box on Centre Court during day twelve of the Wimbledon Tennis Championships at All England Lawn Tennis and Croquet Club on July 13, 2019 in London, England. (Photo by Karwai Tang/Getty Images)[/caption]