Flash News

KRYESORE

Mësohet data, por jo emri, kur do të prezantohet trajneri i ri i Italisë

Mësohet data, por jo emri, kur do të prezantohet trajneri i ri i

Itali do të prezantojë në datën 20 maj trajnerin e ri të kombëtares së futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur Alessandro Costacurta. Ish mbrojtësi i Milanit, ka vlerësuar trajnerin e përkohshëm, Di Biagio, edhe pse se Italia humbi në miqësoren ndaj Argjentinës.

“Gigi është një trajner serioz, i përgatitur dhe kompetent. E ardhmja e tij është e ditur tashmë, ose do të jetë trajner i parë, ose do të jetë pjesë e stafit të kombëtares. Këtë do ta mësoni më 20 Maj, mbajeni mend këtë datë”, tha Costacurta.

Më tej, ai ka folur edhe për paraqitjen e Italsië ndaj Argjentinës teksa u shpreh se “ishte një ndeshje e vështirë dhe në këto momente ishte thuajse e pamundur të bëhej më mirë. Duhet pak kohë për të kaluar ngërçin psikologjik që la eliminimi nga Botërori”.

 

Të fundit