Flash News

KRYESORE

Mësohet kush do të jenë anëtarët e jurisë të edicionit të 21-të të 'Këngës Magjike'

Mësohet kush do të jenë anëtarët e jurisë të
Përgatitjet për edicionin e 21-të të “Kënga Magjike” kanë nisur dhe detajet e para kanë filluar të bëhen publike. Burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se këtë vit në juri do të ketë ndryshime në disa prej anëtarëve të saj. Ata shkruajnë se këngëtaret, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta, nuk do të jenë pjesë e jurisë këtë vit, ndërsa Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi  do të vazhdojnë të bëjnë përzgjedhjet e këngëve. Burimi shton se deri tani është konfirmuar se këngëtarja Jonida Maliqi është një prej anëtarëve të reja të jurisë, ndërsa jemi në pritje të zbulohen dhe emrat e tjerë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Të fundit