Flash News

KRYESORE

Mësohet lidhja e Brad Pitt me bionden, shëruese shpirtrash

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt është në qendër të mediave për ndonjë lidhje të re. Në fakt është përfolur disa herë për disa femra të ndryshme, por tashmë si duket është shenjëstruar se po del me një bionde, identiteti i të cilës është mësuar vetëm disa javë më parë.

Emri i saj është Sat Hari Khalsa dhe ka një profesion që nuk është shumë i zakontë. Mediat e huaja shkruajnë se ajo është shëruese shpirtrash. Edhe pse lidhja e tyre nuk është konfirmuar asnjëherë, por një burim pranë tyre ka treguar për "US Weekly" se ata janë në një romancë dhe janë shumë të dashuruar.

Sat Hari është ndër të tjera edhe një projektuese e famshme e bizhuterive “stil indian”, me të cilët janë të veshur nga shumë yje të Hollivudit, duke përfshirë  edhe Jennifer Aniston.

Të fundit