Flash News

KRYESORE

Mësoi se ishte dashuruar me të riun shqiptar, babai grek vret të bijën

Mësoi se ishte dashuruar me të riun shqiptar, babai grek vret të

Babai grek ka vrarë të bijën 18-vjeçare pasi ka mësuar se ajo ishte në lidhje me një djal të ri shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë fund të gushtit, por vajza 18-vjeçare greke ndërroi jetë në spital javën e parë të shtatorit.

Mamaja e vajzës, ka folur për mediat greke duke treguar se shkak i vrasjes ka qenë pikërisht lidhja e së bijës me një shqiptar grek.

Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë. Ajo shpjegon se në kohën që ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin e saj 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

Ajo zbulon se bashkëshorti i saj vuan nga disa probleme psikologjike, ndërsa thotë se në të kaluarën nuk ka qenë kështu.

“Gjërat ndryshuan disi kur vajza jonë nisi një lidhje. Kur vajza kishte shkuar një ditë tek gjyshja, aty babai mësoi se i dashuri i saj ishte shqiptar dhe gjithçka ndryshoi”, shprehet mes dhimbjes mamaja e 18-vjeçares.

Javën e fundit të gushtit, kur në shtëpi ndodheshin vetëm vajza dhe babai, të dy debatuan ashpër. Në një moment, 55-vjeçari mori thikën dhe qëlloi vajzën e tij 18-vjeçare dhe më pas tentoi ta digjte të gjallë duke i vendosur zjarrin shtëpisë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat e zjarrfikësve. Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 5 ditësh.

Mamaja e 18-vjeçares, pranon gjithashtu gjatë intervistës se ka qenë i dashuri shqiptar i vajzës së saj, personi i parë i cili e njoftoi për tragjedinë që kishte ndodhur brenda familjes.

I riu shqiptar e ka të vështirë të pranojë humbjen e të dashurës së tij dhe shpeshherë ka shkruar në rrjetet sociale dhimbjen që ndjen nga humbja e saj. 

Mesazhet e të riut: 

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im që Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.

“Zgjohu engjëlli im dhe të largohemi bashkë prej këtej…zgjohu të ikim bashkë, po nuk u larguam bashkë nuk iki as unë! Zgjohu princesha ime”.

Të fundit