Flash News

KRYESORE

Messi anashkalon Hazard, fjalë të mëdha për Ronaldon

Messi anashkalon Hazard, fjalë të mëdha për Ronaldon

Lionel Messi ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Real Madrid-it në Camp Nou. Kapiteni foli në lidhje me takimin dhe vlerësoi shumë sulmuesin Eden Hazard, por mendon se nuk mund të zëvendësojë portugezin Cristiano Ronaldo.

Stili i lojës– “Kur luajmë në Bernabeu kemi më shumë hapësira. Janë të detyruar të vijnë te ne, pasia janë në shtëpinë e tyre dhe tifozët e shtyjnë ekipin për ta bërë diçka të tillë. Në Camp Nou bëhet një ndeshje tjetër, ata kërkojnë të shfrytëzojnë shpejtësinë e lojtarëve sulmues dhe të kundërsulmojnë. Në fushën tonë loja është më e ashpër dhe më e komplikuar”.

Zidane – “Është surprizuese të kritikohet, por kështu ka qenë prej vitesh. Sidomos në klubet e mëdha. E dimë që është diçka normale dhe që njerëzit i harrojnë shpejt ato që kanë ndodhur në të shkuarën. Jam i sigurt që Zidane e dinte kur u kthye, se fitimi i tre Ligave të Kampioneve nuk do të kishin më rëndësi dhe njerëzit do të kërkonin edhe më shumë prej tij që nga dita e parë në stolin e Realit. Lojtarët dhe trajnerët në klubet e mëdha e dinë që janë vazhdimisht në fokus dhe jetojmë me diçka të tillë”.

Hazard dhe Ronaldo – “Hazard është një lojtar me shumë cilësi. Ai është një lojtar ndryshe, që mund të prishë ekuilibrin e skuadrave të tjera. Mendoj se është ndryshe nga Cristiano. Ka cilësi të tjerë. Është e vështirë të mbulosh humbjen e Ronaldos, por Hazard është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Messi.

Të fundit