Flash News

KRYESORE

Messi apo Ronaldo, Pele jep një argument për të preferuarin e tij

Messi apo Ronaldo, Pele jep një argument për të preferuarin e tij

“Më i miri në botë sot është Cristiano Ronaldo". Kështu është shprehur legjenda e futbollit botëror, Pele, në një intervistë të fundit.

Braziliani e ka argumentuar mendimin e tij me finalizimin që CR7 ka, një gjë që sipas tij i mungon argjentinasit. "Mendoj se Cristiano është më i miri. Është më koherent. Nuk mund të harrohet Messi, por nuk është një finalizues si Cristiano”, ka thënë Pele.

I pyetur se kush është më i miri në histori, braziliani është përgjigjur: “Kjo është një pyetje e vështirë. Nuk mund të harrohen Zico, Ronaldinho dhe Ronaldo. Në Europë ka patur lojtarë si Beckenbauer dhe Cruyff. Nuk kam faj unë që kam qenë më i mirë se ata”.

Të fundit