Flash News

KRYESORE

Messi apo Ronaldo? Trajneri Jurgen Klop zgjedh lojtarin e preferuar

Messi apo Ronaldo? Trajneri Jurgen Klop zgjedh lojtarin e preferuar
Me buzëqeshje si gjithnjë dhe me të vërtetën e drejtpërdrejtë. Gjermani Jurgen Klopp nuk fshihet teksa e pyesin për futbollistin e tij të preferuar. Sigurisht, ai është lojtari i zemrave për shumë futbollistë, trajnerë dhe tifozë në mbarë botën “Im atë më ka thënë gjithnjë, se çfarëdo që të thonë njerëzit në të ardhmen, Pele ka qenë më i miri. Unë u takova me të në botërorin e 2006. Zakonisht nuk emocionohem, por përpara tij unë u djersita si i çmendur. Kështu që për mua lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Pele.” Sa i përket futbollistëve që janë ende në aktivitet, trajneri i Liverpool e jep përgjigjen e tij në formën e një anekdode. “Tani unë kam vetëm një selfie në smartphonin tim. Ajo është me Messin. Edhe Cristiano ishte në të njëjtën sallë…”, ishin fjalet e gjermanit per faqen zyrtare te Liverpoolit. Tekniku si gjithnjë i shpenguar në deklaratat e tij ishte i ftuar në mbrëmjen gala të klubit për mbylljen e vitit.

Të fundit