Flash News

KRYESORE

Messi arrin rekord, 600 gola si profesionist, 100 gola këtë sezon për Barcelonën

Messi arrin rekord, 600 gola si profesionist, 100 gola këtë sezon

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka arritur një rekord prej 100 golash të shënuar  në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni.

Me golin e shënuar sot ndaj “Los Colchoneros”, ylli i Argjentinës dhe katalanasve arrin në kuotën e 600 golave si profesionist, nga të cilat 539 i ka shënuar me Barcelonën dhe 61 me Kombëtaren e Argjentinës.

Me këtë rekord, Messi na tregon edhe njëherë se është po i njëjti i viteve të fundit që kemi parë, mes spektaklit të golave në aksion, por edhe nga goditjet e dënimit.

Një të tillë, me topin e palëvizur, “pleshti” argjentinas shënoi edhe këtë të diel gjatë pjesës së parë të sfidës mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, me dy skuadrat që janë ndoshta të vetmet që do të diskutojnë deri në fund titullin ‘kampion’ në “La Liga”.

Të fundit