Flash News

KRYESORE

Messi bën "ligjin" te Barcelona, i kërkon klubit largimin e 5 lojtarëve

Messi bën "ligjin" te Barcelona, i kërkon klubit largimin e

Sezoni që shkoi ishte zhgënjyes për Barcelonës, me asnjë trofe të fituar dhe të eliminuar nga Liga e Kampionëve me një humbje turpëruese 8-2 nga Bayer Munich.

Drejtuesit vendosën të bënin revolucion dhe një prej lojtarëve që kërkoi largimin ishte dhe ylli i katalanasve Lionel Messi, por në fund në fund “pleshti” vendosi të qëndrojë në “Kamp Nou”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë klubit katalanas, aë fundmi argjentinasi ka pasur një takim me drejtuesit e skuadrës, për t’i kërkuar atyre përforcime në ekip. Gjithashtu ai ka kërkuar edhe largimin e pesë lojtarëve, në mënyrë që të sigurohen të ardhura për të afruar lojtarë që mund ta ndihmojnë Barçën në sezonin e ri.

Pesë lojtarët që argjentinasi i kërkoi drejtuesve të largojnë janë: Dembele, Coutinho, Todibo, Rafinha dhe Uage.

Në krye të stolit të Barçës për sezonin e ri do të jetë Ronald Koeman dhe deri tani lamtumirën në këtë merkato ja u kanë dhënë katalanasve mesfushorët Vidal dhe Rakitiç, ndërsa Luis Suares është një hap pranë kalimit te Atletiko Madrid.

Të fundit