Flash News

KRYESORE

Messi dhe Ronaldo, në garë edhe për fëmijët. Messi, baba për herë të tretë …

Duket sikur dy yjet e futbollit botëror, Cristiano ronaldo dhe Lionel Messi janë në garë edhe për lindje fëmijësh… Pasi ylli portugez u shtua edhe me dy binjakë dhe pret një tjetër fëmijë (4 gjithsej), nuk mbetet pas edhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.  Ai dhe bashkëshortja e tij Antonnella Roccuzzo, pas dasmës madhështore në muajin qershor, tani janë në pritje të fëmijës së tretë. Sipas medias spanjolle AS çifti është shumë i lumtur që do vijë në jetë fëmija i tyre i tretë. Ata tashmë janë prindër të dy djemvve Mato, 1 vjeç dhe Thiago, 4-vjeç.  Fituesi 5 herë i Topit të Artë u martua me të dashurën e tij të fëmijërisë në fund të qershorit në një ceremoni të shkëlqyer argjentinase, ku morën pjesë më shumë se 250 familje dhe miq.

Të fundit