Flash News

KRYESORE

Messi do të largohet shpejt, e paralajmëron vetë trajneri i tij

Messi do të largohet shpejt, e paralajmëron vetë trajneri i tij

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar në heshtje largimin më të dhimbshëm në historinë e klubit katalanas, ende pa ndodhur, ai i legjendës Leo Messi. Argjentinasi ka fituar 6 herë Topin e Artë, por për të po vjen fundi i karrierës, gjë që edhe vetë sulmuesi e ka paralajmëruar.

“Kjo është diçka normale, sepse Leo është 32 vjeç tashmë. Koha vrapon! Sigurisht, ai nuk mendon të tërhiqet nesër në mëngjes, por është e natyrshme se nuk ka mbetur edhe shumë vite nga karriera e tij. Kur një futbollist kalon të 30-tat, e sheh momentin e lamtumirës gjithmonë e më pranë", u shpreh sot tekniku në konferencë për shtyp.

Të fundit