Flash News

KRYESORE

"Messi duhet të luajë dhe me një këmbë", - Barcelona futet në probleme!

"Messi duhet të luajë dhe me një këmbë", -

Ish-sulmuesi i njohur i Manchester United, Dimitar Berbatov, ka vlerësuar pafund Lionel Messin. Ai mendon se argjentinasi duhet të luajë gjithmonë dhe nëse nuk është në formën e tij më të mirë. Bullgari ka komentuar dhe dëshirën e Manchester United për të afruar Edinson Cavanit.

“Unë e dua Cavanin, shpresoj të luajë rregullisht në gjysmën e dytë të sezonit. Barcelona, destinacion për të? Kjo situatë te katalanasit është e ngjashme me atë që ndodhi te Tottenham, me dëmtimin e Kane. Ok, imagjinoni që Cavani shkon te Barcelona dhe Suárez po rikuperohet… 

"Kështu, në një skuadër do të jenë Messi, Griezmann, Dembélé, Fati dhe Cavani. Ky është një problem, cili prej tyre do të luajë? Çështja është delikate, sepse duhet të menaxhoni lojtarët dhe pastaj egot e tyre. Nuk mund t’i thuash Messit, ki kujdes, se zëvendësohesh. Pra, ai është i pari në formacion. Messi duhet të luajë gjithmonë te Barcelona, edhe me vetëm një këmbë...”

Të fundit