Flash News

KRYESORE

Messi fiton 'Këpucën e Artë' për herë të pestë në karrierë

Messi fiton 'Këpucën e Artë' për herë të

Sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka fituar "Këpucën e Artë" për herë të pestë në karrierë për sezonin 2017/18 si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat e Europës.

Messi sezonin e kaluar shënoi 34 gola në ligën spanjolle për duke e ndihmuar Barcelonën të fitojë titulli kampion. Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah ishte golashënuesi i dytë kryesor i ligave të Evropës me 32 gola në Angli.

Messi po ashtu fitoi këtë çmim në vitin 2009-10 (34 gola), 2011-12 (50), 2012-13 (46) dhe 2016-17 (37).

31-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Barcelonën, ku në 655 ndeshje ka shënuar 572 gola.

Të fundit