Flash News

KRYESORE

Messi: Kam qenë egoist, tani mendoj më shumë për ekipin

Messi: Kam qenë egoist, tani mendoj më shumë për ekipin

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, është shprehur se nuk është më ‘egoist’, që mendon ta menaxhojë i vetëm fushën e lojës, por tashmë po përpiqet të ndihmojë edhe ekipin.

Në një intervistë në programin “La Cornisa de America TV”, ylli i Barcelonës ka pohuar se ka qenë egoist dhe mendonte vetëm të bënte lojën e tij.

 “E kam kapur topin dhe luaja lojën time. Tani po përpiqem që ekipi të luaj më shumë. Me pak fjalë, duke mos qenë egoist, përpiqem ta zhvendos ekipin nga një gjendje në një tjetër. Vazhdoj të vrapoj si gjithmonë , por në një mënyrë tjetër ”, ka shpjeguar Messi.

Argjentinasi ka arritur gjatë mesjavës në kuotën e 100 golave me fanellën e Barçës në “Champions League”.

Të fundit