Flash News

E-TJERA

Messi kërkon largimin e shokut të ekipit, shkak miqësia me Ronaldon

Messi kërkon largimin e shokut të ekipit, shkak miqësia me

Lionel Messi nuk është i lumtur me Andre Gomes për shkak të miqësisë së tij me Cristiano Ronaldon.

Portugezi Gomes po has në vështirësi në sezonin e parë në “Camp Nou”, i cili u transferua nga Valencia verën që lamë pas për 42 milionë funte.

Mediat në Spanjë raportojnë se Leo Messi nuk është i lumtur me portugezin dhe ka kërkuar që ai të largohet gjatë verës.

“Diario Gol” raporton se Messi është i brengosur për marrëdhëniet e mira të Gomes me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, pasi luajnë së bashku në Portugali, me të cilën Kombëtare edhe fituan Kampionatin Evropian.

Është pikëlluese se si ish-mesfushori i Valencias u pa si pasues i Ronaldos kur nënshkroi me Barcelonën dhe për shkak të miqësisë së ngushtë me Cristianon, Messi asnjëherë nuk diskuton për gjëra private në prani të Gomes.

Raportohet se edhe Gomes ia ka bërë të qartë vetës se nuk ka të ardhme në Camp Nou dhe se nuk mund të luajë rregullisht, teksa gjithë kjo situatë e krijuar dhe arsyeja e largimit, mund të jetë për shkak të miqësisë së tij me CR7.

As tifozët nuk e duan në “Camp Nou”, që 62 % e tyre mendojnë se Barcelona duhet ta shesë atë.

Të fundit