Flash News

KRYESORE

Messi kundër tifozëve: Nuk jam Zot, mos e ekzagjeroni

Messi kundër tifozëve: Nuk jam Zot, mos e ekzagjeroni

Lionel Messi ka pranuar se nuk i pëlqen kur e etiketojnë si Zot. Ylli argjentinas u ka kërkuar të gjithëve të mos e bëjnë diçka të tillë, pasi mendon se ndikon keq dhe për fëmijët e tij që janë të vegjël.

"Jo, nuk më vjen keq, por nuk më pëlqen. Është shumë e këndshme ta dëgjosh sidomos kur ta thonë me respekt. Ata që thërrasin nuk e bëjnë në një mënyrë të keqe, ose për të më bërë të ndihem keq, por mendoj se është shumë e ekzagjeruar që njerëzit më thërrasin ashtu.

"Mendoj për fëmijët e mi që në atë moshë kopjojnë gjithçka, e dëgjojnë dhe e përsërisin. Djali im, Mateo, thërret: 'Forca Leo Messi' dhe gjëra të tilla si këto, prandaj nuk është mirë të dëgjojnë gjëra të tjera", - tha argjentinasi.

https://twitter.com/luism8989/status/1181992170905112576?s=20

Të fundit