Flash News

KRYESORE

Messi me fjalë të mëdha për Interin, argjentinasi kapet dhe me Griezmannin

Messi me fjalë të mëdha për Interin, argjentinasi kapet dhe

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, u rikthye në fushën e lojës ndaj Interit duke qenë vendimtar ndaj italianëve. Ai luajti si titullar dhe i dha asistin e golit Suarezit.

Argjentinasi foli pas ndeshjes, madje kritikoi dhe Griezmannin. Francezi kishte deklaruar se se ende nuk merren vesh mire me njëri-tjetrin në fushën e lojës.

“Kishim nevojë të fitonim, pasi është një grup i vështirë. Barazuam në ndeshjen e parë dhe fitorja në shtëpi është shumë e rëndësishme për të ecur përpara. Ishte një ndeshje vështirë, pasi ata janë një ekip i mirë, sidomos në pjesën e parë.

Pas pushimit presingu ishte në nivelin e duhur, ishim më të organizuar dhe më të qetë. Nisëm të menaxhonim lojën dhe filluam të krijonim raste. Ishte e vështirë, pasi Interi ushtronte presing me shumë lojtarë te topi. E provuam dhe për fat të mirë erdhën golat dhe fitorja”, - tha Messi.

 

Të fundit