Flash News

KRYESORE

Messi me tone të larta ndaj arbitrit: Po e bën në brekë

Messi me tone të larta ndaj arbitrit: Po e bën në brekë

Përballja e djeshme e “El Classico-s” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, e cila përfundoi me rezultatin 2-2, nuk ka mbetur pa “zënka”.

Sipas mediave spanjolle, pas përfundimit të pjesës së parë, numri 1 i katalanasve, Lionel Messi i ka folur shumë ashpër arbitrit të takimit në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes pasi ka pasur ankesa  për ndëshkimin me karton të kuq të Sergi Robertos për një goditje në fytyrë ndaj Marcelos.

Mësohet se Messi ka përdorur tone të larta ndaj arbitri duke i thënë “Po e bën në brekë! Po i fal gjëra Realit”.

Ndërkohë ishte Sergio Ramos ai që e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se Messi i foli arbitrit Hernandez gati një minutë, edhe pse e kishte një karton të verdhë.

Të fundit