Flash News

KRYESORE

Messi: Nuk e kam kërkuar Neymarin, fitojmë edhe pa të

Messi: Nuk e kam kërkuar Neymarin, fitojmë edhe pa të

Lionel Messi ka besim absolut te Barcelona dhe nuk mendon se Neymar duhet blerë medoemos. Kështu duket, po të lexojmë intervistën e tij më të fundit në media, ku është pyetur për këtë.

"Barcelona ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Kemi skuadër të mirë dhe pres të fitojmë trofe", ka deklaruar argjentinasi, i pyetur nëse Barcelona fiton trofe pa brazilianin, i cili në vitin 2013 u transferua në Camp Nou, por 4 vite më pas kaloi te PSG.

"Mendoj se ne mund të fitojmë në të gjitha frontet edhe pa një lojtar si ai. Ne kurrë nuk ia kemi kërkuar klubit me ngulm, thjesht kemi dhënë opinione. Mendoj se ai është ndër më të mirët në botë dhe do të na rriste imazhin, vetëm kaq", ka shtuar "Pleshti".

Të fundit