Flash News

KRYESORE

Messi nuk është “i paprekshëm”, ja shumë për të cilën mund të transferohet...

Messi nuk është “i paprekshëm”, ja shumë

Transferimi i Neymar nga Barcelona tek PSG për një shumë prej 222 milion eurosh ka “tronditur” botën e futbollit, por ka bërë të ngrihen dhe shumë hamendësime për të ardhmen e lojtarëve që deri dje konsideroheshin të paprekshëm për shkak të shifrës së lartë që kërkohet për një transferim të mundshëm të tyre.

Këtë herë është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop ai që ka komentuar transfertën me një shifër “të çmendur” të Neymar tek PSG, ndërsa e merr si referencë atë për të treguar se tashmë bota e futbollit nuk ka më lojtarë të paprekshëm.

Sipas Jurgen Klopp tani që lojtar mund të paguhet edhe me 222 milionë, është e mundur tashmë dhe shitja e Lionel Messi.

“Është shumë e thjeshtë. Deri tani shihej si e pamundur, por tani ja ku e ke listën dhe klauzola e Messit është 300 milionë”, ka thënë Klopp për DAZN.

Të fundit