Flash News

KRYESORE

Messi po ndjek rekordin e rekordeve, Ronaldo nuk ka shans

Messi po ndjek rekordin e rekordeve, Ronaldo nuk ka shans

Lionel Messi është gjithmonë në ndjekje të rekordeve. Madje, thënë më mirë, janë rekordet ato që ndjekin argjentinasin.

Sulmuesi i Barcelonës së shpejti mund të thyejë një "tabu". Legjenda e Brazilit, Pele, ka shënuar 643 gola në karrierë me një klub, Santosin. Ai e ka arritur këtë shifër në 18 vite si lojtar i skuadrës braziliane.

Asnjë lojtar nuk ka arritur ta kalojë Pelenë, madje as gjermani Gerd Muller, i cili ka shënuar 565 gola te Bayern dhe jo më kot quhet ikonë e klubit bavarez.

Messi, ama, mundet. Deri tani "Pleshti" numëron 604 gola për Barcelonën, 39 më pak se Pele. Duket se këtë sezon ai do ta arrijë këtë shifër. Dita po vjen, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk e arrin dot, sepse u largua shpejt nga Real Madridi.

Të fundit