Flash News

KRYESORE

Messi premtim tifozëve të Barçës: Do kthejmë Championsin në “Camp Nou”

Messi premtim tifozëve të Barçës: Do kthejmë

Ditën e djeshme, numri një i Barcelonës, Lionel Messi mbajti një fjalim në “Camp Nou” përpara se të fillonin ndeshjet e Trofetut Gamper.

Për herë të parë Messi mbante shiritin e kapitenit dhe u shpreh se ndihet me fat që ka pasur paraardhës si Xavi, Puyol apo Iniesta.

Argjentinasi gjithashtu theksoi se ekipi tashmë me blerjet e reja është përforcuar dhe do të sjellë Championsin tek katalanasit, trofe të cilin nuk e gëzuan sezonin që shkoi.

“Për mua është nder i madh që jam kapiten i skuadrës, Kam qenë me shumë fat që ka pasur shembuj lojtarë të mëdhenj si Pujol, Çavi e në fund të madhin Andres Iniesta, që do të na mungojë shumë. Për këtë sezon kemi ndërtuar një skuadër për t’ju entuziazmuar, blerjet do të na ndihmojnë shumë. Sezonin e kaluar fituam La Ligan dhe Kupën e Mbretit, por u zhgënjyem në Champions, mbi të gjitha për mënyrën sesi u eliminuam. Do të bëjmë gjithçka që Championsin ta kthejmë në “Camp Nou”, ka thënë Messi.

Të fundit