Flash News

KRYESORE

Messi rrezikon botërorin, shfaq probleme fizike

Messi rrezikon botërorin, shfaq probleme fizike

Tashmë kanë mbetur vetëm dy muaj nga nisja e kampionatit botëror Rusi 2018. Mediat spanjolle kanë ngritur alarmin se ylli i Barcelonës ka probleme fizike që që mund të çojë në mosmarrjen pjesë në botëror.

Kujtojmë që shqetësimet e para kanë nisur më 14 mars në ndeshjen për 1/8 të finaleve të Champions League kundër Chelsea, kur ‘pleshti’ shfaqi probleme në kofshë. E njëjta gjë u përsërit 4 ditë më vonë në ndeshjen me Atletiko Bilbao.

“Që nga ajo kohë ka ngadalësuar hapat dhe duket sikur ka bërë anestezi, pasi nuk ka shkëlqim dhe lëvizje shpërthyese në lojën e tij”, shkruan La Nacion.

Provat pa shkëlqim të Champions League kundër Romës kanë reflekuar edhe më shumë lodhjen e tij. Në fakt në muajin e fundit Messi është parë më shumë në pankinë, madje në ndeshjet miqësore me Italinë e Spanjën ai nuk zbriti në fushë. “Nuk është mirë, është në limite”, shkruan një burim pranë futbollistit, duke rrituer edhe më shumë ankthin te tifozët.

Nënvlerësimi i problemeve të shfaqura mund të shkaktojnë tërheqje të gradës më të rëndë që do të bënin të pamundur aktivizimin e tij në Botëror.

Megjithatë mbetet për t’u parë si do jetë ecuria e futbollistit. Barcelona ka nevojë për Messin dhe ai duhet të bëhet i fortë.

Të fundit