Flash News

KRYESORE

Messi surprizon klubin, ulje rrogash drastike nga Barca

Messi surprizon klubin, ulje rrogash drastike nga Barca

Situata e përhapur nga COVID-19 ka ndikuar në të gjitha ekonomitë e botës. Klubet e mëdha kanë ulur pagat, pasi lojtarët janë sensibilizuar me klubet e tyre për të kaluar këto vështirësi ekonomike që po përjetojnë.

Juventusi i kurseu 90 milionë euro klubit nga ulja e pagave, ndërsa në krahun tjetër dhe shumë klube të tjera ulën pagat. Barcelona ishte një ndër më të kritikuarit, pasi lojtarët nuk pranonin të ulnin pagesat, por nuk do të ndodhë kështu.

Messi&CO kanë biseduar mes tyre dhe do të pranojnë një ulje prej 70% të pagesave. Argjentinasi dhe lojtarët e tjerë duan të ndihmojnë klubin në këto kohë krizash masive. Ekipi i Barces do ta ketë shumë më të thjeshtë kalimin e krizës.

Të fundit