Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mirela Karabina
Përdorimi politik i arsimit, tashmë, dukshëm është në filozofinë e politikave qeverisëse. E mbërthyer nga arroganca e pushtetit, Ministria e Arsimit ka futur në kolaps të gjithë sistemin arsimor, duke e çorientuar Arsimin në çdo qelizë. Fyerja e inteligjencës, shpërfillja e mësuesit, tallja me publikun është kthyer në normalitet për ministrinë përgjegjëse.
Filozofia e ndjekur është e qartë, tashmë: rrënimi i arsimit, goditja e qëllimshme e figurës së mësuesit përballë shoqërisë që të ndihet fajtor kur nuk është, kokëulur dhe pa fjalë, i shtypur dhe pa shpresë. Dhe ky qëllim është arritur!
Klima pozitive në punë, motivimi i mësuesve me qëllim rritjen e kënaqësisë nga puna janë larg së qeni pjesë e strategjisë së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Mësuesi shqiptar, tashmë, “kavie” në duart e pushtetit, është duke kaluar në ditët më të vështira.
I shpërfillur përballë çdo ndryshimi të menjëhershëm që ndodh në sistemin arsimor, i shantazhuar me portale e testime për vendin e punës, i goditur përballë shoqërisë si i paaftë, mësuesi shqiptar është duke jetuar një tmerr pa fund: pasigurinë për vendin e punës, burimin e vetëm të jetesës së tij. Pasiguria dhe shantazhimi i punonjëve për humbjen e vendit të punës është lajtmotivi dhe motoja e punës që mban ritmin e Ministrisë së Arsimit.
Tashmë, nën këtë moto dhe filozofi, ndryshimi ka prekur disa nene të Ligjit Nr.69/2012 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i cili në formën e një projektligji është bërë gati për t’u paraqitur në Parlament. I konsideruar si një ligj me një konsensus të gjerë, me votat e 128 deputetëve nga të gjitha palët dhe me standarde, Ministria e Arsimit, për të dytën herë që nga 2015-ta, do të bëj ndryshime në një ligj të pranuar dhe të vlerësuar.
Ndryshimet vijnë pa asnjë konsultim me grupet e interesit, tregues i mostransparencës dhe problematikave serioze në sistem që do shkaktojnë ndryshimet.
Kështu, ajo që të bën përshtypje në një nga ndryshimet e propozuara është zëvendësimi i tri diplomave të ciklit të dytë “Master” të formimit universitar për drejtuesit e instuticioneve arsimore, mësuesit e arsimit special dhe mësuesve të arsimit profesional me çertifikata të formimit të vazhduar me kurse një mujore, të cilat fillimisht do të sponsorizohen nga organizata ndërkombëtare. Kjo do të sjellë ulje të viteve të shkollimit, duke ndikuar në cilësinë e formimit dhe do të diktojë mbylljen e programeve të studimit të ofruara nga universitetet prej 10 vitesh duke çuar dëm investimin dhe përvojën e universiteteve në zhvillimin e programeve dhe të fushave përkatëse të shkencave të edukimit. Këto kurse do të organizohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrisë përgjegjëse për arsimin.
Më e rëndësishmja është se këto ndryshime bien ndesh me legjislacionin për mësuesinë si profesion i rregulluar. Si mund të garantosh cilësinë e mësuesve me certifikatë, nëse nuk respekton kërkesën për diplomën master, për vitin e praktikës dhe provimin e shtetit? Kjo është shkelje flagrante e ligjit.
Por, amendamentet e paraqitura në lidhje me çertifkimin e këtyre kategorive, bien ndesh me ligjshmërinë, kështu që, duhen ndryshuar pesë dokumente ligjore: Ligji i Arsimit Parauniversitar, Ligji i Inspektimit të Shtetit (për ISHA), Ligji i Arsimit të Lartë, neni 82,83, VKM për profesionet, Dispozitat Normative
Një tjetër ndryshim i qenësishëm, i propozuar, ka të bëjë me klasifikimin e diplomave të mësuesve të arsimit fillor. Me të drejtë, mësuesit sot janë të paqartë dhe ndihen të frikësuar, pasi ky ndryshim prek klasifikimin në pagë të tyre.
Kështu, diploma e mësuesve të arsimit fillor nga viti 1985 - 2008 do të quhet “Bachelor”, sipas nenit 124, pika 1 në Ligjin e Arsimit të Lartë e përckaton :
”1. Diplomat e programeve të studimit, që kanë zgjatur 3 vite (6 semestra), janë ekuivalente me diplomat “Bachelor “.
Dhe në ndryshimet e propozuara në nenin 14, të projekligjit ku do ndryshohet neni 57 ekzistues për profesionin e mësuesit mësuesi i arsimit fillor qartazi thuhet:
“1.Mësuesi për arsimin parashkollor duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë, “Bachelor”, që formon mësues të arsimit parashkollor.
2.Mësuesi për arsimin fillor duhet të ketë fituar diplomën e ciklit të parë “Bachelor” dhe diplomë të ciklit të dytë “Master Profesional”, që formon mësues të arsimit fillor”.
Bazuar në përcaktimet ligjore mësuesit e arsimit fillor do t’i duhet të ndjekin ‘Master profesional” për të plotësuar ciklin e studimeve me tetë semestra. Në rast të kundërt, do kenë ulje në pagë, sepse në ndryshimet e propozuara është përcaktuar qartë sipas nenit 17 të projektiligjit/ në nenin 72 ekzitues të ligjit do të shtohet pika 6:
“Personeli mësimdhënës, që ka përfunduar studimet universitare në ish-institutet e larta pedagogjike, diploma e përfituar u njihet si arsim i lartë, tetë semestra, për efekt page”.
Pra, e qartë, mësuesit e arsimit fillor konsiderohen me diplomë “Bachelor”, sepse kanë gjashtë semestra. Në mënyrë të paprecedentë, ministria e Arsimit ka vendosur të zhvlerësojë diplomën me titull “Mësues” të mësuesve të arsimit fillor.
Si mundet të bëhet ekuivalentimi në diplomë “Bachelor” bazuar në semestra? Ajo bëhet me kredite.
Cili është “Masteri profesional” për mësuesit e arsimit fillor të cilët kanë diplomën “Mësues”?
Cila është baza ligjore për këtë lloj masteri, vetëm numrat e semestrit?
Ministria e Arsimit ka detyrimin instuticional dhe moral të jetë trasnparente dhe t’i japë shpjegime një armate të tërë mësuesish, nënash, familjareve dhe kryefamiljareve të shqetësuara për të ardhmen e tyre. Të lërë mënjanë kakofoninë e termave dhe shpërfilljes së mësuesit. Të sqarojë ligjin, projektligjin me ndryshimet e tij dhe bazën ligjore së cilës ajo i referohet me retorikën boshe të përdorur në lidhje me deklaratat, aspak profesionale, të bëra për këtë problem.
Por, ajo që të bën përshtypje është se ndryshimet e propozuara nga Ministria e Arsimit janë bërë pa asnjë konsultim paraprak me fakultetet e mësuesisë. Tashmë, në praktikën e punës së saj si ‘pronare e arsimit”, Ministria e Arsimit ka vendosur mbi fatin e vlerësimit të diplomave të breza mësuesish. Në fakt, janë fakultetet e mësuesisë që duhet të jenë të parët dhe të kenë peshën e ekspertizës në vendosjen e klasifikimit të diplomave. Por, qartazi, liria akademike është një utopi. Universitetet janë zbatues të urdhrave të Ministrisë së Arsimit. Në rastin konkret janë të shpërfillur.
Dukshëm, ndryshimet në Ligjin e Arsimit Paraunivesitar nuk kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit arsimor, por kanë synime elektorale dhe përmbushin interesa, duke dëmtuar cilësinë në arsim. Kjo demagogji kalimtare, çdo ditë e më shumë godet vlerat.
Por, deri kur?
Mësuesi shqiptar meriton një vëmendje të madhe dhe një mbështetje të merituar, sepse ai është pjesë e drejtimit dhe formimit të shoqërisë. Kështu që, sado të përpiqen që të zhvlerësojnë mësuesin, të godasin profesionalizmin e tij, nuk do ia dalin sepse –“vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk mund të maten”- thotë Konfuci.
Ministria e Arsimit nuk mund të përdorë mësuesin, si ‘kavie” të paftësisë së saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38