Flash News

KRYESORE

“Mësuesit u shpërndajnë drogë nxënësve të tyre”, deklarata e Kryemadhit për mësuesit

“Mësuesit u shpërndajnë drogë nxënësve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj partie ndër të tjera solli dhe njëherë në kujtesë shkarkimin e ish ministrit Manani duke i kërkuar falje për mosreagimin e LSI-së në atë kohë.

Kryemadhi gjithashtu foli dhe për përdoruesit e drogave në Shqipëri, ku deklaroi se sot jemi në një situatë ku mësuesit u shpërndajnë lëndë narkotike nxënësve të tyre.

“Kur ish-ministri Ylli Manjani kërkoi të përdoreshin Forcat e Armatosura për të ç’kanabizuar  vendin, Edi Rama kërkoi menjëherë shkarkimin e tij dhe e shkarkoi. Unë dua t’i kërkoi falje Manjanit për këtë tolerancë të LSI-së. Në duhet ta kishim rrëzuar që në atë moment qeverinë e Ramës.

Ky njeri nuk do t’ia di më që 2.4% e shqiptarëve janë përdorues të drogës, ky njëri nuk pyet më që mësuesit nëpër shkolla janë bërë shpërndarës të drogave te nxënësit e tyre”, tha Kryemadhi.

Të fundit