Flash News

KRYESORE

Meta apel për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin: Bashkëpunoni dhe reflektoni

Meta apel për Ramën, Bashën dhe Kryemadhin: Bashkëpunoni dhe

Deri më sot Presidenti Ilir Meta nuk ka patur asnjë reagim sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

I pyetur nga mediat nëse do të luajë rolin e ndërmjetësit mes palëve, pas fjalës së mbajtur në Lezhë në ceremoninë e Kongresit të Diasporës, Meta u shpreh shumë shkurt;

“Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut. I vetmi apel është për bashkëpunim, për bashkim, për reflektim për të parë më larg”.

Kujtojmë që kryeministri Rama i bëri thirrje kryedemokratit Lulzim Basha dje nga Samiti i Diasporës që të flasin, por Basha në një deklaratë për median sot u shpreh se nuk do të ketë dialog pasi vendi është në situatë emergjence dhe nuk ka ç'flasë me politikanë të korruptuar. 

Të fundit