Flash News

KRYESORE

Meta ‘bën gëzuar’ me Ramën, mesazh të 'koduar' dhe për krizën politike

Meta ‘bën gëzuar’ me Ramën, mesazh të

Presidenti Ilir Meta dhe Edi Rama kanë trokitur godat në pritjen e organizuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, për ditën e Europës në Pallatin e Brigadave. Pavarësisht se në foto te dy duket të qetë, kreu i shtetit nuk i ka kursyer kritikat për krizën politike në vend, duke bërë thirrje për dialog ndersa permend edhe ëndrrën e studentëve ’90.

“Gëzuar Ditën e Europës! Të gjithë duhet ta ndihmojmë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt BE-së, me bashkëpunim e dialog, drejt këtij projekti madhor, për të cilën ne, por edhe Ballkani, ka aq shumë nevojë! Koha për të bërë realitet ëndrrën e studentëve ’90: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Meta në një postim në ‘Facebook’.

Që kur opozita dogji mandatet në shkurt, palët ende nuk kanë nisur negociatat për t’i dhënë fund ngërçit politik. Opozita nuk pranon të ulet në tryezë pa largimin e Edi Ramës si kryeministër, që e cilëson si rrezik për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit