Flash News

KRYESORE

Meta bën sërish thirrje: Reflektoni, çelja e negociatave detyrim historik

Meta bën sërish thirrje: Reflektoni, çelja e negociatave

Presidenti Ilir Meta e ka ripërsëritur edhe njëherë se në këto momente, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për reflektim nga të gjithë aktorët politike.

Ndërsa u akuzua nga kryeministri Edi Rama, se ka bërë një budallallëk me zhdekretimin e datës 30 qershor, ai me një status në Facebook, u përqendrua vetëm tek e ardhmja evropiane e Shqipërisë në BE.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!

Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Evropa!”, shkroi Meta.

Të fundit