Flash News

KRYESORE

Meta bisedë në telefon me kryeministrin e ri grek, çfarë diskutuan

Meta bisedë në telefon me kryeministrin e ri grek, çfarë

Presidenti Ilir Meta njofton se ka zhvilluar një bisedë në telefon me kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Meta bën me dije se ka uruar kryeministrin grek për postin, dhe thekson se marrëdhëniet mes dy vendeve do të fuqizohen në vijim.

 

Statusi i Metës në Facebook

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.

Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë .

Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane.🇦🇱🤝🇬🇷”

Të fundit