Flash News

KRYESORE

Meta dakord me apelin gjerman, Erion Braçe kundër tij: Nuk e ndryshon dot datën e zgjedhjeve

Meta dakord me apelin gjerman, Erion Braçe kundër tij: Nuk e

Zv/kryeministri Erion Braçe nuk e kupton qëndrimin e presidentit Ilir Meta, që u shpreh se është gati të shtyjë datën e zgjedhjeve lokale, pas thirrjes së CDU/CSU. Sipas Braçes, Presidenti i Republikës nuk ka asnjë mundësi apo hapësirë ligjorë për të ndryshuar 30 Qershorin.

“Qëndrimi është antikushtetues, presidenti nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të ndryshuar datën e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe nuk ka asnjë që ta ndryshojë këtë”, i tha Braçe gazetares Mirela Milori.

Pyetur nëse shkohet në zgjedhje pa opozitën, zv/kryeministri e pranon se do ishte precedent i rëndë për demokracinë, mirëpo "nuk ka situatë tjetër".

“Kjo nuk është zgjedhja ime, është precedent i rëndë për demokracinë që synon ti heqë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve por nga presidenti kam mësuar se kushtetuta është mbi çdo gjë. Nuk ka situatë tjetër. Për sa kohë që presidenti i referohet kushtetutës atëherë duhet të zbatojmë kushtetutën, presidenti gjithashtu”.

Të fundit