Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Meta dekoron Mujo Ulqinakun me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” dhe thumbon politikanët
Presidenti Ilir Meta i ka akorduar “Heroit të Popullit" Mujo Ulqinaku, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Kreu i shtetit e quajti nder dhe privilegj që t'i akordojë një oficeri të thjeshtë, dekoratën më të lartë që ekziston sot në Republikën e Shqipërisë me motivacionin:
"Për heroizmin, trimërinë dhe sakrificën më sublime në mbrojtje të sovranitetit territorial të atdheut, lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, si shembull monumental i patriotizmit dhe atdhedashurisë, si simbol i mbrojtjes së dinjitetit kombëtar, si model i ushtarakut që i qëndron deri në fund betimit para Flamurit Kombëtar".
Për Metën nuk ka shqiptar që e meriton më shumë se sa Ulqinaku këtë vlerësim me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, pasi ai është “simboli i rezistencës kundër pushtimit fashist”.
“Shumë vende të tjera në Evropë ndihen të turpëruara se nuk bënë asnjë rezistencë ndaj pushtimit Nazifashist. Ne shqiptarët jemi krenarë se kemi historinë e lavdishme të Heroit tonë të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, që bashkë me disa shqiptarë të vërtetë, edhe pse të braktisur, i treguan mbarë botës se dinjiteti kombëtar dhe besnikëria ndaj Flamurit Kombëtar janë më të rëndësishme se jeta pa dinjitet dhe pa liri.”.
Në njoftimin në Facebook, Meta thumboi edhe politikanët e tjerë.
“Shqiptarët e thjeshtë shpesh kanë bërë atë që udhëheqësit tanë duhet të bënin të parët!”
Deklaratat e kreut të shtetit kanë qenë mjaft të ashpra ndaj shumicës në vend, ndërsa ai u ka bërë thirrje qytetasve që të mbrojnë Kushtetutën e vendit, ndërsa nesër pritet që të japë ide më konkrete sa i përket propozimit për referendum. Gjithashtu edhe përplasjet me ambasadorët në vend janë shtuar, ndërsa institucioni ka akuzuar disa prej përfaqësuesve të huaj si palaço.