Flash News

KRYESORE

Meta dekoron Rexhep Meidanin në 76 vjetorin e lindjes: Kontribuoi në Kushtetutë në referendumin e '98-tës dhe çështjen e Kosovës

Meta dekoron Rexhep Meidanin në 76 vjetorin e lindjes: Kontribuoi në

Presidenti Ilir Meta, ka zgjedhur të dekorojë në 76 vjetorin e lindjes, ish-presidentin Rexhep Meidani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Vlerësimi nga kreu i lartë i shtetit për ish-presidentin Meidani është bërë me motivacionin përgjegjësitë e larta të treguara gjatë kohës si President dhe kontributin në reformimin e Kushtetutës si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit.

"Meta vlerëson Meidanin, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës. Dekorata, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, për mbështetjen për çështjen e Kosovës", bëjnë me dije burime nga Presidenca.

Të fundit