Flash News

KRYESORE

Meta dekreton katër ministra, nuk prek sërish ministrinë e Jashtme

Meta dekreton katër ministra, nuk prek sërish ministrinë e

Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretimin e katër ministrave të propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Kreu i shtetit ka firmosur dekretin për emërimin e Belinda Balluku në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, emërimin e Anila Denaj, si ministre e Financave dhe Ekonomisë, emërimin e Besa Shahinit në detyrën e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe emërimin e Elva Margariti si ministre e Kulturës.

Ndërkohë, Presidenti nuk është shprehur ende sa i takon ndryshimit në ministrinë e Jashtme. Meta nuk ka firmosur shkarkimin e Ditmir Bushatit për t’i hapur rrugë më pas qëndrimit që do të mbaj në lidhje me propozimin e Gent Cakajt.

Më herët kreu i shtetit kishte firmosur dekretimin e Erion Braçes në postin e zëvendëskryeministrit, Elisa Spiropalit si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Bledi Çuçi në detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Eduard Shalsi në postin e ministrit të Sipërmarrjes.

Të fundit