Flash News

KRYESORE

Meta dekreton ligjin për dhurimin e banesave për familjarët e viktimave

Presidenti dekreton ligjin për dhurimin e banesave për familjarët e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

“Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”, thuhet në sqarimin e presidencës.

Nga tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, ndërsa shumë shtëpi dhe pallate u shkatërruan.

Zonat më të prekura janë Durrësi, Kruja, Tirana dhe Lezha.

Të fundit