Flash News

KRYESORE

Meta dekreton ligjin për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin e miratuar nga mazhoranca që parashikon mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive.

Dekreti është publikuar në faqen zyrtare të presidencës. Sipas ligjit në fjalë, të miratuar vetëm me votat e mazhorancës, në datën 1 janar do të pushojnë së funksionuari të gjithë kazinotë elektronike dhe bastet sportive që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Dekretimi i këtij ligji nga ana e Metës vjen në një kohë kur raportet mes tij dhe kryeministrit kanë pësuar një krisje, siç u shpreh vetë Rama, për shkak të mos dekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Të fundit