Flash News

KRYESORE

Meta del në konferencë nga selia e LSI: Basha me PD-në janë në garë me PDIU-në për vendin e tretë

Meta del në konferencë nga selia e LSI: Basha me PD-në janë

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta ka preferuar selinë e kësaj partie për të dhënë disa mesazhe të forta kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Meta tha se garën për vendin e parë po e zhvillon me shtetin që po keqpërdoret nga Edi Rama. Ndërsa sa i përket Partisë Demokratike, kryetari i Kuvendit theksoi se kjo parti e ka garën me PDIU-në për vendin e tretë.

“LSI ka vetëm një garë me shtetin që po keqpërdor ish-bashkëkryetari im, për të dalë forcë e parë. Përsa i takon Lulit unë nuk e ndihmoj dot me garën që ka nisur me PDIU-në. Është i katërti në Dibër, i katërti ose i pesti në Elbasan dhe i katërti në shumë qarqe të tjera”, u shpreh Meta.

Ai u bëri gjithashtu thirrje të rinjve dhe qytetarëve të Tiranës që të marrin pjesë në mitingun e LSI ditën e enjte.

Të fundit