Flash News

KRYESORE

Meta dhe Idrizi lënë rivalitetin dhe ulen bashkë pas sherrit në KQZ

Meta dhe Idrizi lënë rivalitetin dhe ulen bashkë pas sherrit

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kanë lënë pas rivalitetin e shfaqur në fillim të fushatës për t’u ulur së bashku mëngjesin e sotëm.

Raportohet se Meta dhe Idrizi janë takuar në selinë e LSI-së për 30 minuta, por nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Ky takim zhvillohet pas sherrit të djeshëm në KQZ, ku PS dhe PD vendosën që numëruesi i tretë të ndahet me short mes LSI dhe PDIU. Anëtari i LSI e kundërshtoi këtë vendim pasi siç tha ai kjo parti është renditur e treta në zgjedhjet e 2013-ës dhe numëruesi i tretë i takon asaj.

Një tjetër aryse që mund t’i ketë bërë bashkë Metën me Idrizin është sulmi i vazhdueshëm i PS dhe PD mbi ta. Edi Rama dhe Lulzim Basha po bëjnë çdo ditë thirrje që qytetarët të mos votojnë paritë e Vasilit dhe Idrizit pasi do të ishte një votë e djegur kot.

Të fundit