Flash News

KRYESORE

Meta dhe opozita në bulevard, Kuvendi “e sfidon me “hallet e njerëzve”

Kjo e hënë nis me një axhendë të ngjeshur për politikën.

Ndërsa prej ditësh presidenti Ilir Meta ka njoftuar se sot në 2 mars do të zhvillojë një tubim kundër qeverisë sipas tij për të ‘shpartalluar tentativën për grusht shteti’, nga ana tjetër parlamenti sot mban po ashtu seancën e radhës.

Kuvendi do të mblidhet në orën 10.00 paradite dhe ashtu siç pritet, një herë në muaj deputetet përcjellin problemet e elektoratit të tyre.

Pika e tretë e rendit të ditës është diskutimi i çështjeve të evidentuara nga zgjedhësit, kohë që nuk zgjat më shumë se katër orë dhe të ndarë në mënyrë të barabartë mes shumicës dhe pakicës.

Po ashtu, pasdite në orën 17.00 presidenti ka thirrur në tubim qytetarët në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Thirrjes i është përgjigjur edhe opozita jashtëparlamentare, me në krye kreun e PD, Lulzim Basha.

Të fundit