All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Meta dhe Rama kujtojnë 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri

Meta dhe Rama kujtojnë 6-vjetorin e vizitës së Papa
All - Paragraf - 1

Në 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, presidenti Meta dhe kryeministri Rama, me anë të një statusi në rrjetet sociale kanë kujtuar këtë moment, teksa i kanë nisur postimet e tyre me shprehjet e tij.

All - Paragraf - 3

Kreu i shtetit ka sjellë edhe njëherë në vëmendje largimin e të rinjve nga Shqipëria, teksa citon fjalët e Papa Françeskut: “Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse, ku ka rini, ka shpresë”!

Më tej Meta shton se duhet bërë gjithçka që shqiptarët të mos ikin, që të kthehet shpresa veçanërisht për rininë shqiptare.

Statusi i Plotës i Metës:

Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË!

TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!

Ndërkohë kryeministri Rama e ka përkujtuar ngjarjen me anë të këtij statusi”

Postimi i plotë:

Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmon shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira.

Të fundit