Flash News

KRYESORE

Meta dhe Thaçi ngjiten në skenë me Erdoganin për të inauguruar aeroportin e ri të Stambollit

Me një ceremoni ku merrnin pjesë disa prej lidërve të Ballkanit, Azisë dhe Afrikës, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka inauguruar aeroportin e tretë të Stambollit, që do të jetë edhe një prej aeroporteve me të mëdhenj në botë.

Në ceremoni morën pjesë presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, të cilët së bashku me liderët e tjerë u ngjitën në skenën e madhe për të hapur së bashku me Erdogan aeroportin e ri. Nga rajoni të pranishëm ishin presidentët e Serbisë, Maqedonisë dhe kryeministri i Bullgarisë.

Aeroporti i Stambollit është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro. Në këtë fazë, ai do i shërbejë 90 milionë pasagjerëve në vit, por kjo shifër do të rritet në 150 milionë dhe nëse nevojitet deri në 200 milionë pasagjerë pas vitit 2028, kur parashikohen të mbyllen plotësisht punimet.

Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport të zbresin dhe të ngrihen 2.000 avionë në ditë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t'i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Të fundit