Flash News

KRYESORE

Meta: Dhënia e pasaportave shqiptare kosovarëve do të sillte pezullimin e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë

Meta: Dhënia e pasaportave shqiptare kosovarëve do të sillte

Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, i është rikthyer edhe një herë problemit të nënshtetësisë shqiptare dhe pasaportave shqiptare, në një intervistë për “Radio Televizionin e Kosovës – RTK. Meta foli për kërkesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilin ia bëri gjatë takimit dypalësh në ditën e parë të vizizitës së tij zyrtare në Kosovë. 

“Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë, tha Meta. kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës. Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës”, ka thënë Meta.

“Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë. Një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim, mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues, që ka një propozim i tillë. Duhet të shtojmë përpjekjet tona për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Meta.

Lidhur me kushtëzimin e liberalizimit të vizave me demarkacionin, Meta e konsideroi “kushtëzim jo të drejtë dhe racional të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me çështjet e demarkacionit”. “Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Duhet të punojmë dhe në mirëkuptim dhe në mirëbesim edhe me palët e Malit të Zi, por edhe me BE-në për çështjen e demarkacionit”, tha ai.  

 

Të fundit