Flash News

KRYESORE

Meta: Dyfish përpjekje për BE-në, ta mbajmë Ballkanin drejt Perëndimit

Meta: Dyfish përpjekje për BE-në, ta mbajmë Ballkanin drejt

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se diskutoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s vendimin për moshapjen negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në, e të dy shprehën shqetësimin për këtë situatë.

“Ne kemi diskutuar me sekretarin në lidhje me zgjerimin e BE. Ne shprehem shqetësimin për atë që ndodhi në Këshillin Evropian për hapjen e negociatave. Në jemi të vendosur për t’i dyfishuar përpjekjet tona në lidhje me anëtarësimin në BE, duke u përpjekur që të adresojmë të gjitha shqetësimet që kanë vendet anëtare.

Mendoj se duhet ta marrim në konsideratë mesazhet që sekretari i përgjithshëm dha gjatë vizitës së tij pranverën e kaluar duke theksuar nevojën për dialog.”, tha kreu i shtetit në konferencën e përbashkët për shtyp nga Brukseli, në zyrat qendrore të NATO-s

Ai u ndal edhe tek baza ushtarake e NATO-së në Kuçovë.

“Baza e Kuçovës është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin. Më kujtohet kur firmosa iniciativën e Kartës së Adriatikut, ne jemi krenar që ky proces është i suksesshëm dhe po vjen duke u zgjeruar. E drejta e Kosovës për të transformuar forcën e saj në ushtri është një burim sigurie në rajon. Duhet ta mbajmë Ballkanin si një zonë të bashkuar drejt Perëndimit”- u shpreh Meta.

Të fundit